“Ҫfarë pafytyrësie!”/ Tërmkolli reagon fort ndaj LDK-së lidhur me asociacionin e komunave serbe

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj LDK-së, pasi kjo parti u deklaruan se ekziston rreziku që Qeveria Kurti mund të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo ironizoi me anëtarët e LDK-së, duke thënë se këta “puthadorët” e “puthakëmbët” që i mbanin iso-n Isës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunav, paskan frikë sot.

“Ҫ’farë pafytyrësie! Ҫfarë mjerimi njerëzor, politik e intelektual!”, shkroi Tërmkolli në Facebook.

Postimi i plotë

Këta “puthadorët” e “puthakëmbët” që i mbanin iso-n Isës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, i paska kapë frika tani mos Qeveria e tanishme po e pranon këtë asociacion! Ҫ’farë pafytyrësie! Ҫfarë mjerimi njerëzor, politik e intelektual!

#MT

(Visited 56 times, 1 visits today)