Arsyeja pse futbollistët e Portugalisë e mbrojtën pikën e penalltisë derisa gjyqtari merrej me Luis Suarezin

Futbollistët e Portugalisë u detyruan ta mbronin pikën e penalltisë gjatë ndeshjes kundër Uruguait që u zhvillua të hënën mbrëma në kuadër të Kampionatit Botëror.

Në sfidën e raundit të dytë në Grupin H, portugezët ishin në epërsi prej një goli, ndërkohë që gjyqtari akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë.

Sidoqoftë, siç ndodh rëndom, pati reagime nga lojtarët uruguaianë dhe derisa gjyqtari merrej me qetësimin e Luis Suarezit që u përpoq me kokë t’ia bllokonte dorën gjyqtarit, futbollistët e Portugalisë e rrethuan pikën e penalltisë duke e mbrojtur atë.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Arsyeja e ndërmarrjes së këtij veprimi ishte që futbollistët e Uruguait të mos mund ta gërmonin dhe të ndikonin në goditjen e penalltisë.

Vet Bruno dhe disa bashkëlojtarë të tij ishin në zonë dhe u siguruan që të mos shkelej pika e penalltisë nga lojtarët kundërshtarë.

(Foto: Screenshot)

Më pas, Fernandes e mori përgjegjësinë dhe e dyfishoi epërsinë për ta vulosur fitoren dhe kualifikimin në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

(Visited 8 times, 1 visits today)