Bleu Audi R8 të bllokuar, nuk po mund ta kryej as intervenimin më të vogël (Video)

Ky mund të jeti R8 më i lirë ndonjëherë
Është realitet i hidhur, që shumë njerëz nuk mund ta blejnë veturën e ëndrrave, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të plotësohet pjesërisht, nëse gjendet e dëmtuar apo në ndonjë gjendje të pazakontë dhe të shitet lirë. Por, duhet pasur të ardhura të mira, apo aftësitë e duhura për ta riparuar.

I njohur vetëm si Samcras, që ka një kanal në YouTube, e ka blerë veturën e tij të ëndrrave që është një Audi R8, modeli më i lirë që është shitur ndonjëherë.
Makina e prodhuar më 2010, që i përket gjeneratë së parë të R8, i ka disa të gërvishtura në pjesën e jashtme, por është krejtësisht e bllokuar.

Megjithëse ia sollën në shtëpi dhe e futi deri në garazh, ai nuk po mund ta krej as intervenimin më të vogël, sepse nuk po i hapet kapaku i përparmë.

Gjendja e tillë pritet të vazhdojë edhe më tutje, sepse sistemi i Audi R8 mund te zhbllokohet vetëm në pikat kryesore të shërbimit për klient, që kushtojnë mjaft shtrenjtë.