Clintoni më tha se Kosova është gjëja më e mirë që e ka bërë gjatë presidencës së tij tetë vjeçare

Ish gjenerali që nisi çlirimin përufdimtar të Kosovës, Wesley Clark qëndroi në Kosovë këto ditë. Ndër tjera, zbuloi eshe një bisedë me presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Ai shprehu mbështetje për synimet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqëror.

Shteti i Kosovës është miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë”, tha gjenerali Clark, teksa rikujtoi herën kur presidenti Bill Clinton, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë, i kishte thënë se Kosova është gjëja më e mirë që e ka bërë gjatë presidencës së tij tetë vjeçare.

Më tej, ai tha se Kosova është histori suksesi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si asnjë tjetër.

(Visited 26 times, 1 visits today)