Daut Haradinaj: Do t’i kemi mbi 20 deputetë në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se përkrahja për këtë parti në terren është e jashtëzakonshme, teksa sipas tij pritet t’i kenë mbi 20 deputetë.
Kështu deklaroi ai në emisonin Debat, ku mes tjerash tha se AAK në zgjedhjet e reja parlamentare hyn me ofertën për president dhe si parti presin të fitojnë më shumë se 20 deputetë.

“Nëse shkojmë në të gjitha komunat që i vizitojmë, kemi pritje dhe energji pozitive. Po ashtu ne qeverisim në shtatë komuna me kryetarë komunash, ndërsa në 13 komuna tjera bashkëqeversim. Kjo na jep mbështetje edhe më të madhe. Edhe performanca e ministrave tanë na jep shumë besim, sepse ata kanë dhe dëshmuar se janë të jashtëzakonshëm edhe pse janë të rinj. Bartës të listës do ta kemi kandidatin për president. Besoj dhe jam optimist se nga këto zgjedhje do të dalim me rezultat dyshifror dhe ta kalojmë numrin mbi 20 deputetë. Lista e kandidatëve për deputetë do të jetë me njerëz të fuqishëm.

Do të përfshihen të gjitha kategoritë dhe listën besoj se do ta përpilojmë brenda 10 ditësh”, ka thënë Haradinaj. Kujtojmë se vendi pritet që shume shpejt të shkojë në zgjedhje, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli Qeverinë hoti si jolegjitime.

(Visited 27 times, 1 visits today)