Dua Lipa: Kam vetëm dy pasaporta, atë shqiptare dhe britanike
Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para koncertit të madh në Tiranë për nder të Ditës së Flamurit.
Yll i hitit “Levitating” para gazetarëve tha se është krenare që tani është pajisur edhe me pasaportë shqiptare.
Ajo u shpreh se atë kosovare nuk e posedon, por vetëm të Shqipërisë dhe Britanisë.
“Veç dy pasosha i kom, atë të Shqipërisë dhe Anglisë”, u shpreh Lipa.
Tutje kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të pajisen edhe anëtarët tjerë të familjes Lipa me pasaporta shqiptare.
(Visited 42 times, 1 visits today)