Dua Lipa pyetet për partner shqiptar: ‘Ah motër kah je nis, i ke hi llugave qitash’

Dua Lipa në konferencë për media para koncertit në Tiranë me rastin e 28 nëntorit është pyetur edhe për jetën sentimentale, më saktësisht për të gjetur një partner shqiptar.

“Duke qenë se ju tani morët edhe pasaportën shqiptare, a do t’i duhet Duas edhe një partner shqiptar”, ka qenë pyetja e gazetares drejtuar yllit me famë botërore e cila e mori me të qeshur, shkruan Gazeta Online Reporteri

“Oh motër ka ja ke nis qitash, jo jo s’po di..skom përgjigje..po i hin llugave qitash”, ka qenë përgjigja e Dua Lipës.

Kujtojmë se Dua Lipa në Tiranë do të ketë koncertin e fundit në përmbyllje të turneut “Future Nostalgia”.

(Visited 74 times, 1 visits today)