Fantastike çka ndodhi në Turqi, futbollisti humbet me qëllim penalltin në minutën e 96’të, kjo është arsyeja

Në ndeshjen e xhiros së 34-të në Superligën e Turiqsë, mes Gaziantep dhe Goztepe ndodhi diçka tejet interesante.

Në minutën e fundit të ndeshjes, u akordua penallti për skuadrën vendase, shkruan LIG Sport

Por futbollisti, Muhammet Demiri humbi me qëllim për shkak se skuadra kundërshtare shënoi një gol (që për Demir ishte i rregullt) edhe pse është dashur të respektohet ‘fairplay’. E për shkak të protestave, skuadra e Goztepe lejoi ekipin vendas të shënonte gol pa i penguar.

Kështu, Demiri respektoi klubin mysafir dhe mendoi se kjo ndeshje duhet të përfundoj me barazim.

Gjesti i tij u duartrokit nga gjithë tifozët dhe futbollistët kundërshtarë.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.