Gjithçka “Live” në transmetim, zogu hyn në studio, ja ç’ndodh me emisionin (Video)

Një zog ka hyrë në studion e emisionit të gazetares Beti Njuma, e cila sot nisi puntatën e parë të emisionit të ri “Ora e Betit”.

Teksa emisioni po transmetohej “Live”, zogu ka hyrë brenda studios, ndërkohë që të pranishmit kanë nisur të qeshin.

Gazetarja Beti Njuma, e cila e ka vënë re ka thënë se nuk e di se si ka hyrë dhe nga ka hyrë, duke qenë se ka shumë korridore deri tek studioja.