Hodhi dy topa njëherësh, rrëzoi të gjitha birilat në dy linjat e boullingut (Video)

Orion Woodard nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, arriti të shënoi njëherësh në të dy linjat e boullingut, me rezultate maksimale.

Për 30-vjeçarin doli i suksesshëm manovrimi me dy topa, duke bërë që të rrëzonte të gjitha birilat, transmeton Telegrafi.

Rezultatin e e vështirë, ai e arrti me sukses, pas në dy vitet e fundit, ushtron nga dy orë në ditë, në mënyrë që të përfundojë forma të ndryshme lojërash boullingu.

“Unë e kam vështirë t’i rrëzojë dy birila të vetme, ai është fenomenal” ishte një prej komenteve të shumta.

Duket se kjo nuk është aftësia e vetme që ka Woodard në këtë sport, pasi në të ardhmen do të tregojë edhe praktika tjera, që nuk janë lehtë të realizohen. /Telegrafi/