Kanguri zhytet në pishinë për t’i shpëtuar zjarrit (shikoni videon)

Australia ndodhet në një situatë zjarresh. Ndërkohë që vendi po digjet, kafsha më e përhapur në këtë vend, kanguri kërkon t’i shpëtojë flakëve.

I tillë është edhe ky rast, ku një kangur është zhytur në pishinë për të shpëtuar nga zjarri.

Ai u zbulua në pishinën e një banese, zonë kjo e cila ishte shkatërruar nga zjarri.

Kangurët po kërkojnë vende me ujë, zakonisht në natyrë, për shkak të nxehtësisë së tepërt.

Jeta e egër dhe flora e Australisë janë prekur rëndë nga zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 30 milionë hektarë bimësi të ulët dhe kanë marrë jetën e 6 personave.

Për më shumë shikoni videon.