Kështu e pret Podujeva Albin Kurtin, as shkallët nuk i zënë qytetarët

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po i vazhdon takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, para zgjedhjeve, që pritet të mbahen së shpejti.
Ai sot ka qëndruar në komunën e Podujevës.

Gjatë takimit në një fshat të kësaj komune, Kurti është pritur nga shumë qytetarë, të cilët kanë qëndruar edhe në shkallë, për të ndjekur fjalimin e Kurtit.
Kjo shihet edhe në fotografinë e siguruar nga “Bota sot”.
Në LVV, janë të bindur se në zgjedhjet e reja, ata do të fitojnë mbi 50% të votave./BS

(Visited 41 times, 1 visits today)