Kosovari ndërton jahtin më të shpejtë në botë (Video)

Me datën 28 korrik, në Gjakovë, mbi ujin e Liqenit të Radoniqit do të shkruhet historia e do të thyhen rekorde! Është kompania vendore Koshi Group e cila do ta prezantojë super jahtin e prodhuar në Kosovë, të quajtur “Interstellar”. Pamjet e para të këtij jahti tregojnë se bëhet fjalë për një super jaht i cili thuhet se do të jetë më i shpejti në botë! Përveç shpejtësisë, detajet e fibrave të karbonit i japin pamjen luksoze dhe nuk mbetet gjë tjetër pos një ngjarje që nuk duhet ta humbisni.

Më 28 korrik, duke filluar nga ora 10:30, prezantimi i këtij super jahti do të bëhet drejtpërdrejt në Facebook të Telegrafi.com dhe Koshi Group.