Lajmi I Fundit – Lajçak I Troket Në Derë Kurtit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në qeveri ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Lajçak nuk u deklarua për media pas takimit me Osmanin. Nuk dihet nëse ai do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve as pak takimit me kryeministrin.

Sot, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se vizita e sotme e Lajçakut në Kosovë ka për qëllim përparimin e dialogut dhe përgatitjet për takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, që synohet të mbahet para fundit të vitit.

Paraprakisht, Lajçak e vizitoi Serbinë.
Ky është takimi i dytë i Lajçakut me Kurtin brenda pak ditësh, pasi të dy u takuan në Vjenë të Austrisë të hënën.

Lajçak shkroi në Twi*tter se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, kishte shkruar Lajçak.

(Visited 26 times, 1 visits today)