Lajmi i fundit: Pas pritjes së gjatë, WhatsApp sjell më në fund risinë që e prisnim të gjithë

Të gjithëve na kishte shkuar në mendje shtimi i stickersave në WhatsApp dhe më në fund aplikacioni solli risinë e shumëpritur.
Kompania tha se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.
Në të ardhmen kjo do të ndryshojë, pasi çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Aplikacionet e tjera të komunikimit kanë ndjekur një qasje tjetër.
Line ishte ai që shpiku stickerat ndërsa Telegram ka platformën më të hapur ku çdokush mund të publikojë stickera, raporton PCW.

(Visited 301 times, 1 visits today)