Liverpooli raportohet se është i gatshëm t’ia shesë Bacelonës, Firminon

Barcelona është duke tentuar që të transferojë Roberto Firminon nga Liverpooli.

Sipas asaj që raporton El Nacional, klubi katalunas është në bisedime me atë nga Liga Premier për sulmuesin brazilian.

Mediumi bën të ditur më tej se nëse Barcelona ofron rreth 20 milionë euro për 30-vjeçarin, mund t’i marrë shërbimet e tij.

Liverpooli është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me Firminon dhe tashmë po kërkon zëvendësuesin e tij.

Barcelona në anën tjetër ka nevojë të madhe për një sulmues të dëshmuar dhe braziliani është në listën e tyre.

Katalunasit besojnë se mund ta mbyllin këtë marrëveshje në këtë afat, por Liverpooli nuk e lëshon deri në verë, me kontratën e lojtarit që skadon në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

(Visited 20 times, 1 visits today)