“Nuk ka virus për PDK-në” – Meze, pije e muzikë me sharkia në një odë në Drenicë

Një ndejë mbrëmë në Polac të Skenderajt, në një odë ku ishin mbledhur figura të shumta të Partisë Demokratike të Kosovës, theu masat antíCOVíD në vend, shkruan Insajderi.

Duke nis nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, deputeti i PDK-së Fadil Nura, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Skenderajt Ismet Salihu e aktivistë të tjerë të kësaj partie, u panë mbrëmë të bashkuar në një odë ku mes saj jehonte tingulli i sharkisë.

Mezet e pijet nuk mungonin, mirëpo aty nuk u respektuan fare masat antíCOVíD, ku distanca e maska në një ambient ku qëndrojnë disa persona janë të obligueshme.

Krejt kjo vjen në prag të zgjedhjeve të reja të parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë shumë shpejt, e kjo po ashtu i paraprinë edhe grumbullimeve të tjera që pritet të ndodhin në këtë kohë të pandemisë.

Për këtë ndejë në Facebook, ka njoftuar vetë Sami Lushtaku, i cili ka thënë se janë mbledhur në Polac të Skenderajt në vendlindjen e Hasan Prishtinës.

“Sonte në vendlindjen e burrit të madh të kombit dhe ideologut të çështjes kombëtare, në Polacin e Hasan Prishtinës!”, ka shkruar ai.

Lushtaku ka shpërndarë edhe fotografi që paraqesin mos respektimin e masave, teksa në komente të këtij postimi shihet qartë përkrahja e qytetarëve të cilët i premtonin kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj votat për zgjedhjet që pritet të ndodhin.

(Visited 69 times, 1 visits today)