Shqiponja humb kontrollin gjatë një performance në stadium, përfundon në krahun e shikuesit (Video)

Para një takimi të futbollit amerikan që u zhvillua në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ishte paraparë një përformancë me një shqiponjë, që duhet të ndalonte në dorën e stërvitësit të saj.

Por, jo gjithçka shkoi si duhet me shpezën që është simbol i njërit prej ekipeve, pasi doli prej kontrolli dhe ndaloi në krahun e një shikuesit.
Derisa ai dukej i hutuar dhe frikësohej nga shqiponja gjigante, që ia kishte ngulur kthetrat, të pranishmit shikonin duke qeshur, derisa nuk fluturoi sërish.

Shikuesit që i ndaloi shqiponja në krah

Ai nuk ishte i vetmi të cilit i shkoi shqiponja, pasi ajo ndaloi edhe në krahun e një shikuesit tjetër, i cili zgjati dorën dhe e mbajti për një kohë. Vetëm se gruaja tij nuk e pa këtë moment, sepse kishte shkuar në tualet.

Të shfrytëzuarit e shpezëve dhe kafshëve të ndryshme nëpër aktivitete sportive, nuk kundërshtohet ashpër nga aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Madje, ka frikë se mund të ndodhë edhe ndonjë lëndim i të pranishmëve, nëse gjithçka nuk shkon si duhet. /Telegrafi/