“Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga tezja

Jeta të sjell shumë të papritura, të cilat me guxim dhe sakrifica njeriu mund t’i përballoj. Në emisionin “E diela shqiptare”, tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, është treguar një histori vërtet prekëse.Kur ishte vetëm 15 vjeçe, Fluturës i ndërroi jetë nga një sëmundje e keqe motra, Salushe Deda.

Ajo kishte lënë dy fëmijë, një vajzë dhe djalin Françeskon, i cili kishte vetëm tre muaj që kishte lindur. Ndodhur në këtë situatë dhe për hir të dy fëmijëve të motrës Flutura u martua me kunatin, Sami Dedën.