Vitia: Nga e hëna nuk mund të hyni në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo test negativ

Masat e reja që pritet të vendosen nga Qeveria e Kosovës së shpejti, do të jenë më të ashpra për ata të cilët nuk janë vaksinuar akoma.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga e hëna, nuk do të lejohet hyrja në lokale për ata që nuk kanë certifikatë të vaksinimit antiCOVID.

E vetmja mundësi që ata të futen brenda kafeneve e restoranteve është certifikata e vaksinimit ose testi negativ.

(Visited 25 times, 1 visits today)