Befasia që Roberti i kishte bërë dhëndrit në dasmën e tij! (VIDEO)

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin 21 Gradë në RTV21 Gjatë intervistës Berisha tregoi një moment interesant që atij i ka ndodhur në një dasmë. Si pjesë e dasmës shoqëria e dhëndrit kishin bërë njëfarë loje ku të gjithë dilnin për të imituar këngëtarë të ndryshëm, ndërsa kënga e fundit ishte ajo e Robertit. Këngën e Robertit do ta këndonte dhëndri i cili sipas tij edhe i përngjante këngëtarit me dukje, shkruan rtv21.tv.

Vëllai i dhëndrit para dasmës kishte kontaktuar me Robertin, duke i treguar për lojën, e duke planifikuar që Roberti të bëhej pjesë e dasmës si befasi e dhëndrit. Berisha kishte qëndruar i fshehur deri në momentin kur dhëndri kishte dalë për të imituar këngën e tij, e kur ai kishte filluar imitimin ishte ndalur muzika, e ishte shfaqur Roberti duke pyetur dhëndrin se pse po e imitonte, pasi kjo ishte nata e tij, e do duhej të ulej tek nusja e të vallëzonte, e këndimin ta bënte Roberti. Në fund Berisha me shaka thotë se dhëndri i kishte “ndezur” një shuplakë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *