Këngëtari Ermal Fejzullahu është shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
E pas këtyre ditëve të lodhshme, duket se relaksin këngëtari e gjen në shtëpinë e tij.
Kështu së paku ka bërë të ditur vet Fejzullahu përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory.
Ai ka treguar disa nga ambientet më luksoze të të shtëpisë së tij, e cila është e pajisur edhe me hapësirën për SPA dhe kinema shtëpiake.
“Koha e saunës dhe filmave në shtëpi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.
I njëjti bëhej gati për një banjë relaksuese e për të parë një film derisa vaska e tij, i bënte hidromasazh.
Duket se të ardhurat nga muzika ia mundësojnë këngëtarit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. /Telegrafi/