Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri, prej kohësh u bë ndër më të zhurmshmet e shtypit rozë, dhe me po të njëjtën tempo po vazhdon edhe tani, shkruan Kosovarja.
Arsyet tashmë dihen për gjithë këtë vëmendje që mori përgjatë këtyre muajve këngëtarja në fjalë, dhe me gjasë po e shfrytëzon mjaft këtë pjesë për të shprehur lumturinë shpirtërore.
Ditë më parë dha deklaratë ekskluzive për shtatzëninë e saj, e veç kësaj i’u parashtruan edhe pyetje në lidhje me bashkëshortin, gjë që nuk hezitoi të shprehet. Por, ajo që padyshim zgjon kureshtje tek audienca dhe mezi nuk pritej të zbulohej, ishte vendimi për emrin me të cilin çifti do të pagëzojnë djalin.
Përgjigja e Adelinës, me shumë gjasë i ka bërë mirë të gjithëve, do të jetë emër shqiptar, duke e ditur se bashkëshorti i saj është maqedonas.
Epo, kjo është edhe një dëshmi që nacionaliteti nuk luan rol aspak në jetën e çiftit, madje vetë Adelina është shprehur se po përjeton lumturinë që nuk pati fatin të gëzojë deri tani.