Duket se është kthyer në mode që për ministra e ish-ministra të dëgjojmë se frekuentohen në mënyrë intime me vartëset e tyre. Dikur u përfol për një marrëdhënie mes Flamur Nokës, ish-ministër i Brendshëm, dhe Greta Koçit, por këto ngelën gjithmonë në kuadrin e spekulimeve.
Madje, Noka e punësoi Gretën në ministrinë e tij, edhe pse në atë periudhë Koçi ishte ende studente dhe as nuk zotëronte një diplomë masteri, në kundërshtim me ligjin.
Por si të mos mjaftonte kjo, një tjetër ish-ministër po përflitet për aferën e tij dashurore me këngëtaren e serenatave korçare, Eli Farën.
Kështu, “Pamfleti” shkruan se është ish-ministri i mjedisit, Fatmir Mediu, i dashuri i fshehtë i këngëtares që s’u plak kurrë.
Ai madje e ka punësuar në atë periudhë Elin pranë ministrisë së tij, asaj të mjedisit, e kjo nuk është ndonjë problem i madh ndoshta, por ajo që bën përshtypje është fakti se këngëtarja kalonte një pjesë të madhe të kohës jashtë vendit.
Eli Fara, në atë periudhë qëndronte më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ndërkohë, rroga në bordero i kalonte çdo muaj, edhe pse puna e bërë nga ajo në ndihmë të mjedisit, mund ta imagjinoni vetë se në ç’nivele ishte.
Disa vite më parë ishte spekuluar për një lidhje të mundshme mes këngëtares Eli Fara dhe asokohe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mirëpo, gjithçka kishte kaluar pa bujë, pasi që ishte blerë tirazhi i gjithë gazetës që e botoi skandalin.
Ndërsa gazeta njoftoi se lidhja jashtëmartesore e ministrit shqiptar të Mjedisit dhe këngëtares simpatike vazhdonte me të njëjtin intensitet dhe në mandatin e dytë qeverisës të PD.
Media u referohet burimeve pranë kësaj ministrie që thonë:
Është histori e vjetër kjo. Fatmiri ka kohë që është i lidhur me Eli Farën. Këtu në Shqipëri takohen rrallë, por më tepër fiksim kanë romancat në New York. Atje Eli ka një apartamentin e saj dhe ndjehen të qetë, sepse askush nuk i shqetëson si në Tiranën llafazane”.
Madje nga Ministria e Mjedisit asokohe shpjegojnë me këtë lidhje dhe vizitat e shpeshta dhe të gjata të Mediut në SHBA. Ku i fut dhe ndonjë takim me kongresmenë dhe e quan vizitë të suksesshme dhe në funksion të Partisë Republikane.