Kanye i bën dhuratë Kimit veturën në vlerë 187 mijë funta

Kanye West i blenë Kim Kardashian veturën si të Kylie Jenner, prej 187 mijë funtash.
Reperi ka vendosur që gruas t’i bëjë një dhuratë makinën e re, të ngjashme me të motrës, Kylie, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kylie ka një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, me ngjyrë portokalli, tashmë të njëjtën e posedon edhe Kim, por me ngjyrë të gjelbër.
37 vjeçarja, Kim ndau në rrjetin social Instagram disa imazhe nga udhëtimi i saj i parë me veturën e re.

Kim filmoi veturën nga të gjitha anët, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili i bëri dhuratë atë, po qëndronte pranë saj.
Bukuroshja zbuloi se dashuronte këtë model derisa ngiste veturën ngjyr portokalli, të motrës në Miami.

“Oh Zot, sapo dola nga palestra dhe u befasova nga kjo ‘bebe’ e re”, ka thënë Kim./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *