Sëmuret Era Istrefi, I Nënshtrohet Operacionit, Kjo Është Gjendja E Saj

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare, fama e së cilës ka kaluar kufijtë.
Ditët e fundit, këngëtaren nuk e kemi parë të jetë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht zbulon më të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Por, përmes disa videove të publikuara sonte, Era ka bërë të ditur se është shtrirë në spital, pasi i është nënshtruar operimit.
Këngëtarja ka treguar se është operuar nga apendiksi apo siç njihet zorra e verbër, por tashmë po merr veten dita-ditës.

“Çdo gjë është në rregull, jam duke u shëruar dhe po pushoj në spital. Mos u brengosni, do të kthehem shumë shpejt”, ka thënë Era në një video në InstaStory, ku preferoi që ta fshihte fytyrën me efektet e Instagramit.

Sa i përket profesionit, projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi është “Oh God”, në duet me Konshens.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *