Ditë më parë në media u komentua gjatë fejesa e Seldi Qalliut me Mimoza Shkodrën, shkruan GazetaBlic.
Çifti kanë fshirë të gjitha fotografitë që kanë pasur së bashku në rrjete sociale, madje edhe ato të fejesës.
Një gjë tjetër me rëndësi është se Mimoza as nuk e ndjek Seldin në rrjete sociale, ndërsa e kundërta ndodh me këtë të fundit.
E pas kaq shumë shkrimeve, më në fund është lajmëruar Seldi duke publikuar një fotografi i veshur me të zezë, ndërsa fytyra e tij duket aq e inatosur!
Menjëherë komentet e shumta kanë vërshuar ndaj tij, duke e pyetur rreth fejesës së tij, por deri tani ai nuk ka kthyer ndonjë koment në këto pyetje.
Ndryshe, Seldi dhe Mimoza kanë disa këngë të realizuara bashkë, “Sa kujtime”, “Dashni”, dhe “Pare Pare”