Lajmi i një marrëdhënieje të re të mundshme mes reperit Majk dhe 18 vjeçares me emrin Kejda nga Tirana, qarkulloi shumë shpejt në rrjetet sociale.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk i pëlqeu vajzës, e cila, siç shprehet, me këngëtarin nuk ka asnjë lloj marrëdhënie të dyshimtë, veç asaj të miqësisë.Gjatë një komunikimi me joq.al ajo bën me dije se nuk do që t’i dalin fjalë të kota pasi është femër, ndërsa me këngëtarin tregon se thjeshtë ka dalë disa herë për të konsumuar dreka e darka.
Kejda shprehet:Ai këtë lajm e ka marrë me sportivitet, ama mua më vjen inat se jam femër e s’do doja të më dalin fjalë kot së koti, jo të vërteta. Po ça me bo! Kjo është Shqipëria! Vetëm me shpikje e fjalë lart e poshtë merren njerëzit”.
Ndërkaq, Kejda tregon edhe pjesë nga biseda me këngëtarin në lidhje me lajmin e qarkulluar në media, për të treguar se mes tyre nuk ka asnjë gjë.Nga ana tjetër, Majk, të cilit duket se ia ka qejfi një flirt me të renë, i thotë që të bëjë realitet fjalët e mediave.