I erdhi ‘Tuna’ në studio, Robert Berisha ironizon këngëtaren në mes të studios

Robert Berisha është përballur me sozinë e këngëtares ‘Tuna’, që në të vërtetë ishte Albulena Ukaj. Ai e ka ironizuar atë duke i thënë që këndon me play-back.

Prej kohësh tashmë ka bërë bujë lajmi se marrëdhënia mes familjeve të dy këngëtareve shqiptare Nora Istrefit dhe Tunës nuk është e mirë. Për më tepër dy vajzat janë martuar me dy vëllezër, përkatësisht Robert dhe Patris Berisha.

Mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në “Zonë e lirë”, Roberti. Teksa Arian Çani e pyeti në lidhje me konfliktin për Tunën, ai u shpreh se ka marrë bujë për shkak të mediave. Por Berisha u surprizua kur pak çaste më vonë u fut në studio, sozia e këngëtares Tuna, konkretisht një tjetër këngëtare, Albulena Uka.

Sapo e pa, Roberti filloi të qeshte. Moderatori Arian Çani i tha Albulenës që ta mbante mikrofonin drejt dhe këngëtari ju kthye gjithë ironi: Nuk di, nuk është mësuar sepse këndon playback. Ky ishte një ‘thumb’ i tërthortë për Tunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *