‘Në Portokalli ka njerëz që e hanë bukën kot’, habit deklarata e Eneda Tarifës

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun Eneda Tarifa të cilën për një kohë të gjatë e kemi parë edhe si prezantuese në spektaklin “Portokalli”.E pyetur se kë do të hiqte nga Portokallia nëse do të bëhej drejtoreshë e këtij spektakli, Eneda u shpreh se emrin do ja thotë Rudinës veçanërisht, pasi nuk do që të krijojë armiq, por bëri edhe një deklaratë të fortë.

“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”, u shpreh Eneda.Këngëtarja shtoi se aktori që pëlqen më së shumti në Portokalli është Flori dhe me të e ruan miqësinë ende.“Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, është shprehur Eneda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *