“Taki Taki” duket se është hiti më i fundit në muzikën botërore, i cili po sfidon seriozisht superhitin “Despacito”.
DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B janë shfaqur me të kuqe në projektin latin që po thyen rekord shikueshmërie që në ditët e para.
Ishte ideja e DJ Snake për të bërë këtë bashkëpunim. Ai tha për Billboard se donte të bënte një rekord regatoni për klubet e natës dhe gjeti dy mbretëresha, Selenën dhe Cardin.
Titulli i këngës është vendosur nga Ozuna dhe është një lloj kërcimi tepër ritmik dhe sensual që transmetohet tek publiku vetëm me anë të muzikës.