Në vitin 2011 në mediat vendase nisi të qarkulloj lajmi se gazetari Blendi Fevziu ishte fëmijë i adoptuar.
Por drejtuesi i emisionit “Opinion” ka zgjedhur të flas për këtë temë në emisionin”Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj ku i është përgjigjur pyetjes së drejtueses së emisionit lidhur me thashethemet se ai është fëmijë i adoptuar.
“Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje.
Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu.
Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër.
Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë.
Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë.”– ka sqaruar Fevziu.