Rita Ora, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe e deklaron me krenari se vjen nga vendi i shqiponjave.
Në shumë postime të saj në Instagram ajo u tregon fansave me krenari origjinën e saj dhe është siguruar që të përhapë sa më shumë traditat shqiptare.
Elena, motra e saj festoi dje në mbrëmje ditëlindjen dhe vajzat me shoqëri e kanë ndezur atmosferën me valle shqiptare.
Të pranishëm ishin familja e saj dhe miqtë me të cilët Rita u kujdes për ta bërë një natë të paharrueshme.
Ajo duket në një pjesë duke përplasur duart dhe duke shijuar vallen veriore.