Pasuria e më të pasurve të Zvicrës po rritet dukshëm më shpejtë se sa ekonomia në përgjithësi por edhe në krahasim me pasurinë e zviceranëve mesatarë. Vetëm ai që tashmë ka një kapital, e ka mundësinë që ta investojë atë në mënyrë fitimprurëse.Një konstatim i tillë riaktualizohet pas publikimit të revistës “Bilanz” të listës së 300 zviceranëve më të pasur. Lista tregon se 300 të përmendurit kanë së bashku 589 miliardë franga ose 25 miliardë më shumë se një vit më parë.
Aty shihet se këta persona kanë shtuar pasurinë e tyre proporcionalisht më shumë se qytetarët tjerë të vendit. Një përfaqësues i revistës “Bilanz” ka komentuar për emisionin televiziv “10vor10” se një trend i tillë i pasurimit të shpejtë të më të pasurve po shënohet edhe në shtetet tjera perëndimore. “Në Zvicër ky dallimnuk është aq i theksuar sikur ne SHBA, por trendi ekziston edhe këtu”.