Miliarderja më e re në botë blen shëpinë që ju lë pa frymë

Kylie po i shpenon paratë që po fiton në komoditetin sa më të mirë për të dhe familjen e saj.
Është billionerja më e re në botë, e cila në janar të këtij viti kur ishte vetëm 20-vjeçe kishte me shumë se 900 milion dollarë pasuri të fituara vetëm në 3 vitet e fundit.

Besoj kaq mjafton për të kuptuar se në çfarë rezidence mund të jetojë një billionere si Kylie, e cila është edhe nënë prej muajit shkurt.

Së fundmi Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott, prindër të vogëlushes Stormi, kanë blerë një rezidencë në Beverly Hills për 13.45 milion dollarë.

Pjesëtarja e familjes Kardashian, e cila kujdeset për vajzën e saj tetë mujahsme, thuhet se ka blerë “folezën” e rë të dashurisë në Beverli Hills, ku aksionet i ka ndarë 50/50 me reperin.

Natyrisht me këtë shtëpi Kylie mund të mburret, pasi është e denjë për Kardashianët, e kompletuar, me një pishinë gjigante, me kuzhinë të madhe, terrene gjithëpërfshirëse dhe një garazh për shumë makina.

Shtëpia, e ndërtuar fillimisht në vitin 1971, u shit në vitin 2012 për vetëm 6.3 milionë dollarë (4.9 milion paund) tek një firmë zhvillimi, duke çuar në rindërtimin pronën për rindërtim para se të kthehej në treg në 2017.

Një nga karakteristikat e pabesueshme të kësaj shtëpie është një dhomë gjumi me një sipërfaqe prej 213 metra katrorë, e cila merr pjesën më të madhe të katit të dytë, ndërsa bashkangjitur ka një banjo.

Për më tepër mund të shikoni fotot:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *