Pse Meghan Markle vesh këpucët një numër më të madh

Në vend që të shtrëngoni këmbët aq sa të keni vështirësi në të ecur, mund të bëni si Meghan Markle apo shumë modele të njohura nëpër botë që i mbajnë këpucët, gjithmonë, një numër më të madh (ndërsa sandalet apo shapkat e sheshta deri në 2 numra më të mëdhenj).

Pamja e Meghanit është gjithnjë e kuruar por disave u ka rënë në sy ky detaj i këpucëve. Modelet kanë shpjeguar se e bëjnë për të ecur më lehtë dhe pak a shumë të njëjtën arsye ka edhe princesha, edhe pse nuk besojmë se ka rastin të ecë për gjatë.

Gjithsesi, këpucët një numër më të madh ruajnë këmbët dhe parandalojnë formimin e kallove, arsye për të cilën Meghani zgjedh një numër më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *