Kjo është Joanna, vajza që e donte kryeministrin muskuloz Haradinaj (Foto)

Ramush Haradinaj, kryeministri i Republikës së Kosovës është martuar me prezantuesen televizive Anita Haradinaj para shumë kohësh. Ata madje kanë edhe fëmijë.
Por para se të dashurohej me Anitën, Haradinaj kishte një të dashur tjetër me të cilën kishte mbajtur lidhje të gjatë, shkruan Magazina.al

Haradinaj u njoftua me Joanna Carsson me të cilën krijuan një lidhje e cila zgjati për disa kohë.
Haradinaj, siç ka treguar vet në librin “Rrëfimi për luftën dhe lirinë”, ka bashkëjetuar me Joannën.

Madje lidhja mes tyre nuk është shkëputur as kur Haradinaj la perëndimin dhe erdhi në Kosovë për t’iu bashkuar luftës për liri.

Në fotografitë e publikuara në librin e shkruar nga Bardh Hamza shihet se e dashura edhe gjatë luftës ka ardhur dhe ka takuar Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *