Bashkë për 11 vite, Zanfina Ismaili flet për herë të parë për lidhjen me Faton Shoshin

Jo të gjithë e dinë, por Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur për 11 vite. Kjo ka qenë e vetmja herë kur këngëtarja është komentuar për jetën private të cilën është munduar ta ruajë sa më shumë hermetike. Tanimë dyshja nuk janë bashkë dhe në një intervistë për “Mirage”, Zanfina ka folur për herë të parë për lidhjen që zgjati më shumë se një dekadë dhe ndarjen.

“Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.

E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më.

“Ne fillimisht kemi qënë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *