Ajo padyshim është Bilbili i muzikës popullore. Shyhrete Behluli numëron plot 40 vite karrierë muzikore, duke argëtuar kështu publikun shqiptar me zërin e saj të ëmbël.
Duke qenë se ka vite në skenë, edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me koncerte, si brenda por edhe jashtë vendit.
Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” ku në mesin e shumë pyetjeve ishte dhe ajo rreth pagesës që merr.
Ishte pikërisht këngëtarja Valbona Mema e cila e pyeti rreth pagesës më të lartë që ka marrë pêr një koncert, e Shyhretje kishte një përgjigje plot diplomaci.
“Sa i përket pagesës, unë nuk e di, pasi me atë punë merret bashkëshorti im, pasi ai është menaxheri im”, tha Shyhrete Behluli.