Fjolla Morina njihet si një ndër këngëtaret më pa komplekse në Shqipëri dhe Kosovë. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ku u pyet për koleget e saj.
Për herë të parë Fjolla ka treguar se edhe ajo ka hatërmbetje me koleget apo zili midis tyre.
Fjolla prannoi të përgjigjej me anë të pushkës me bojë se çfarë mendon për koleget e saj këngëtare.
Pasi tregoi hapur simpatinë për vokalin e Encës dhe miqësinë me Afërdita Dreshaj po aq hapur tregoi se cila per tyre kopjon më shumë duke zgjedhur Nora Istrefin.
Personazhi me më shumë operacione plastike është Adelina Ismajli, sipas saj, dhe ajo që duhet të lërë muzikën, që nuk do bashkëpunonte kurrë e që bën më shumë thashetheme është Tuna.
Pyetja ishte: “Kush nga këto këngëtare ka bërë thashetheme për të gjtiha koleget dhe i ka ngatërruar midis tyre?”.
Dhe fjolla zgjodhi Tunën. Kujtojmë se kjo e fundit u komentua edhe nga kunati i saj Robert Berisha pak kohë më parë, i cili tha se Tuna ka probleme me të gjithë jo vetëm me të.