Këngëtarja Bleona Qereti është shumë e dashur për publikun.
Karrierën e saj muzikore, Bleona Qereti po e vazhdon jashtë vendlindjes, andaj projektet e fundit i ka realizuar në gjuhën angleze, shkruan lajmi.net.
Gjatë intervistave të dhëna ajo është treguar shumë e afërt me publikun, kështu ka folur për fillimet e karrierës, zhvillimin e saj tutje dhe për jetën private.
Së fundmi nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka zbuluar po ashtu se i pëlqen bora.
‘’Derisa dikush sheh shiun nga dritarja, unë shoh borë’’, tha ndër të tjera ajo.
Bleona aktualisht po jeton në SHBA dhe derisa jashtë bie borë, ajo kujdeset që ta shfrytëzoj kohën duke bërë ushtrime brenda në shtëpi.