Ndarja e Mimoza Shkodrës dhe Seldit bëri bujë në mediat shqiptare.
Çifti po mendonte të shkonte drejt martesës, por i dha fund fejesës papritur. Të dy konfirmuan ndarjen por pa dhënë një arsye.
Në një intervistë të fundit për mediat, Mimoza pranoi se ishte ‘single dhe e lumtur’, por kënga e saj më e re, në fakt nuk e tregon kështu.
“Mua ma le fajin?” titullohet balada e saj që reflekton për dashurinë e humbur.
Nuk dihet nëse ajo iu është referuar ndarjes së saj nga Seldi, por nëse është e bazuar në një histori të vërtetë, do të dukej edhe e dhimbshme.