Të papriturat kur je LIVE sigurisht që janë të shumta.
Ama ajo që i ndodhi Bietës rrallë ka ndodhur në Shqipëri.
Bietës i është thyer taka e këpucës dhe ajo nuk e fshehu këtë incident, por bëri reagimin epik duke e treguar para kamerave.
“Meqë jemi live dhe unë nuk e di sesa u duk në televizor por këtu i theu këmbët shejtani”, u shpreh Bieta dhe tregoi takën e thyer para kamerave.
“I theu kembet shejtani. Po ju rrefej qe gjate gjithe kesaj kohe e vetmja gje nga e cila jam ruajtur ka qene ndonje rreshkitje spektakolare, por sic dihet, te ndodh nga se pret… taka, qe keputet”, shkruan Bieta në videon e postuar në Instagram