Kryeministri Edi Rama tha në “Open” se largimet e të rinjve shqiptarë nga vendi janë normale, ashtu si për çdo vend të vogël.
“Shifrat flasin ndryshe. Shqiptarët ikin e kthehen. Ikjet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët. Ata janë në një lëvizje të popullsisë në zonat ku është pasuria më e madhe. Shifrat thonë që ikjet më të mëdha në pikëpamjet numerike vjetore është në vitin 2012-2013”, theksoi kreu i qeverisë.