Modelja e njohur Erjona Sulejmani, e cila së fundmi mori pjesë në realityshow-n italian “Temptation Island”, ishte e ftuar në emisionin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon.
Gjatë intervistës, ajo është prekur para kamerave kur ka përmendur mamanë e saj, për të cilën thotë se ndjen një dashuri të pakufijshme.