Edhe Duda Balje feston 28 Nëntorin, poston fotografinë me flamur

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, u është bashkuar të gjithë shqiptarëve në festën për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Në profilin e saj zyrtar, Duda Balje, ka ndryshuar fotografinë e saj të profilit, duke vendosur në të flamurin kuqezi dhe një mbishkrim përmes të cilit uron 28 Nëntorin.

E në përshkrimin e kësaj fotografie Balje ka shkruar “Sepse unë festoj me Ju”, shkruan Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *