KAPET 37-VJEÇARI ME 20 MIJË EURO TË FALSIFIKUARA

Operacion policor i koduar “500” ka sekuestruar 20.500 Euro të dyshuara të falsifikuara. Në pranga ka rënë 37-vjeçari me inicialet G. Xh, banues në Kavajë.

37-vjeçari akuzohet për “Falsifikim të monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

“Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky ai po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të tij./tvklan.al