Rama nuk ndalet, habit gjithë Vlorën me veshjen e tij

Kryeministri Edi Rama njihet për veshjet e tij kontraverse. Ai e ka thyer kodin e veshjes edhe në takime ndërkombëtare.

Kujtojmë këtu takimi e liderëve botëror, ku Rama shkoi i veshur me atlete.

Të njëjtën që kryeministri ka bërë edhe gjatë ditës së sotme. Në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë, për shpalljen e Pavarsisë Rama mbante veshur një palë tuta.

Edhe në këtë rast kryeministri Edi Rama ka thyer kodin e veshjes, ashtu siç bëri në takimin e liderave botëror.

E mesa duket ashtu siç tha edhe pas hapjes së ekspozitës në Gjermani, Rama ka vendosur të tregojë se është më shumë një artist se sa një kryeministër. Në këtë ceremoni siç shihet në foto të pranishëm kanë qenë edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.