Ajo që kanë bërë shokët në varrimin e 17-vjeçarit ka prekur gjithë botën

Momenti emocionues kur të rinjtë nga Maori shpërthejnë në lot gjatë funeralit për shokun e tyre 17-vjeçar.
Miqtë dhe familja e një të riu që ka kishte ndërruar jetë kanë shpërthyer në lot derisa kanë performuar një vallëzim emocional me emrin ‘haka’ në funeralin e tij.

Këto skena janë kapur në funeralin e Ja.rom Hadley Nathaniel nga Zelanda e re, pas v..dekjes së tij nga një v.e.t.ëv.r.asje e dyshimtë, përcjell Gazeta Express.

Funerali i 17-vjeçarit është mbajtur në vitin 2017, por pamjet e vallëzimit janë shfaqur tani dhe kanë bërë bujë në internet, duke u cilësuar si një shfaqje e mrekullueshme respekti për të.

Në video, fillimisht shihen një grup i të rinjve duke kënduar ‘haka’ derisa po ecin përmes turmës së mbledhur.

Një i ri e udhëheq grupin dhe mund të shihet duke i përmbajtur mezi emocionet, ndërsa në përfundim të performancës shihet se shumica e të pranishmëve i janë bashkangjitur atyre. /Gazeta Express