Sllavët të cilët kanë ardhur në këto pjesë në fund të shekullit të 7 pas Krishtit, kanë arritur të shndërrohen nga të ardhur në superfuqi.
Një tregim i ngjashëm sikur i pionierëve të bardhë që ikën nga Evropa tek toka e premtuar, Amerika, duke i shkatërruar fiset autoktone, që i quajtën madje edhe indian, për shkak të një aksidenti historik siç ishte ngjarja kur anija e Kristofer Columbos nuk kishte arritur në Indi ku e kishte synimin por në Amerikën e sotme. Vendasëve ua morën tokat, emrat, dhe ndërtuan mbi fatin dhe gjakun e tyre një superfuqi.
Kështu mund ti konsiderojmë sllavët në Ballkan, në raport me grekët, por shumë më shume në raport me shqiptarët, që i bie se jemi indianët e sllavëve (synapse) andaj na quajnë edhe “indianci”, jo rastësisht…
Sllavët kur erdhën këtej gjetën kishën e krishterimin si kulturë, besimin në një Zot, trashëgiminë e mbetur romake, gjetën ligjet kanonike të kishave, e kryesorja toka shumë të mira, toka shumë të nevojshme si themel për të krijuar perandoritë e tyre.
Nuk është tezë raciste por është fakt se sllavët jetojnë për territore, mund të nisemi madje edhe nga një konstatim gjenetik, që nënkupton përmbushjen e egos së tyre kolektive nëpërmjet pushtimin të territoreve!
Ata sllavizuan çka gjetën, kishën, zakonet, tokat, detet, more edhe dheun nën këmbë, gjithçka, sllavizuan edhe një pjesë të njerëzve që jetonin në këto toka, por – një gjë nuk kishin mundësi ta sllavizonin, e ajo ishte pjesa antike e këtyre trojeve e vetmja gjë që nuk e kishin nën posedim ishte antikja, e kaluara e largët.
Në mesjetë krijohen shtetet e para të fuqishme sllave, si ai serb por edhe ai bullgar, që i takonin një race, një gjuhe, por i shpikën dallimet, natyrshëm, për hir të pushtetit!
Maqedonia që është sot nuk ekziston as për vete, por ajo ekziston veç për Rusinë e sidomos për Serbinë.
Nga ana tjetër, si për krahasim kroatët dhe boshnjakët, pse jo edhe sllovenët thonë jemi ilir, për tu dalluar nga serbët, pra thirren në antik, ndërsa serbët dhe bullgarët thirren në statusin e krijuesit të shteteve të para sllave në Ballkan.
E shihni Sensucht (kërkim- dëshirën) e tyre për tu kapur të e vjetra?
Të gjitha tjerat i kanë, i kanë shtetet e forta, të mëdha, shtypëse, nacionaliste dhe ambicioze, e vetmja pra që ju mungon ardhacakëve në shekullin e 7 pas lindjes së Krishtit, është vjetërsia, autoktonia, e pra, ide gjeniale dhe djallëzore në të njëjtën kohë, ta rëmbejmë edhe atë!
Deviza e tyre :”është pak vështirë, por ne jemi sllav, ne arrijmë gjithçka”.
Në tokat ku sot gjendet Maqedonia është fol një gjuhë e ajo është shqipja (apo një pararendëse e kësaj gjuhe) siç e nënvizojnë linguistët Paul Kretschmer dhe Eduard Schwyzer ne hulumtimet e tyre rreth përkatësisë gjuhësore të këtyre pjesëve, madje edhe para ardhjes se sllavëve është fol kryesisht vetëm shqipja e përzier me gjuhën e vjetër helene.
Kur osmanët u derdhën mbi këto troje siç u derdhën para tyre sllavët, rrëmbyen njëfar Gjergj Kastriotin, të cilin kur e morën e shkolluan në Stamboll e emëruan Iskander (versioni turk i emrit Aleksandër), pra turqit në Ballkan gjeten vetëm shqiptarët si pasardhës të mundshëm të atij far Aleksandërit që kishte pushtuar gjithçka njihte bota në kohën e para antikës!
Vatikani, Skënderbeun e shpalli Mbreti i Epirit dhe Maqedonisë, për një fakt krejt të thjeshtë, sepse përkufizimi “Maqedoni” nënkuptohej Arbëri!
Makedonija u shpall nga Tito në vitin 1945 si republikë federative e ish RSFJ-së. Pjesa ortodokse u sllavizua, pjesa islame ose u turqizua ose u përndoq. Familjet dhe rajone të forta shqiptare qëndruan dhe qëndrojnë ende. Tito e krijoj shtetin e përbashkët të sllavëve në Ballkan, ku të gjitha elementet shtetformues i kishte brenda.
Kroatët si sllavo ilir, sllovenët si gjermano sllav, boshnjakët si sllavo-musliman, serbët dhe cërnagoret si sllavo ortodoks, shqiptaret figuronin si përmbushës të mozaikut të një shteti parajse të tipit sovjetik-socialist, normalisht për shkak te Kosovës (ku ndodhi Beteja e Kosovës) që duhet të ishte pjesë e Serbisë, për t’ja vendos kurorën këtij eksperimenti të ri, Vardarit iu vu emri “Makedonija”, që para botës krahas gjitha tjerave të prezantohej edhe me antiken, Aleksandrin e madhë dhe Filipin e dytë. Ne vitet e 90-ta kur te gjitha republikat ikën prej fashizmit serb siç ik fëmiu nga përdhunuesi, Maqedoninë nuk e nguci kush, ajo u la e lire nga dhunuesi, pse?
Për faktin se asaj i mungon vjetërsia, antikiteti, thellësia, rrënjët e vjetra…andaj ky shtet aksidental ku jetojnë romët, egjiptianit, bullgarët dhe serbët me një anë, dhe ne anën tjetër pronarët real të shpronësuar pra shqiptarët vazhdon të ekzistoj edhe pse nuk i duhet askujt, madje as atyre që tashme e quajnë veten maqedon.
Flamuri i Maqedonisë u ndryshua nga Greqia, ishte flamuri i Perandorisë se Lekës së Madh, një diell me kufi, për shkak te mohimit nga Greqia u bë diell pa kufi (për ironi ky simbol simbolizon utopinë sllave me kufi e që kalojë në utopi pa kufi) Maqedonia nuk ka lidhje me Grueskin apo me Jankullovsken aq sa kemi ne shqiptarët lidhje me indianët.
Miloshevicit dhe botës sllave i duhej një shtet me emrin Maqedoni, jo thjeshtë si territor, por si përmbyllës i rëndësisë globale të sllavëve të jugut, Ne nje shtet me emrin “Maqedoni” duhet të flitet sllavisht e të shkruhet qirilicë.
Si përfundim meritën nuk e ka meritori, por kopjuesi.
Kjo është arsyeja pse ekziston ky shtet!